Kulturë

Listës së trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme i shtohen 3 monumente

Shtëpia e familjes “Luboteni” në Prizren
 

Tri monumente nga rajoni i Prizrenit janë shtuar në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme, ka njoftuar Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Sipas vendimit të ministrit, në këtë listë janë shtuar: Shtëpia e familjes “Luboteni” në Prizren, Mulliri i familjes “Isak Vuçterrna” Rahovec dhe ish-shkolla “Emin Duraku” apo sot gjimnazi “Remzi Ademaj”.