Kulturë

“DAM” përmbyll edicionin me homazh e thirrje kundër dhunës me bazë gjinore

Me një program të përzgjedhur veprash, sopranoja Adelina Paloja e shoqëruar nga Lule Elezi në piano i kanë dhuruar publikut të “DAM”-it magjinë e interpretimit duke prekur veprat që luhen kudo në botë, ato që rrallë mungojnë në repertorin shqiptar e deri tek ato që gruan e mbajnë larg rolit të viktimës (Foto: Arben Llapashtica)

Derisa e gjithë bota është veshur me ngjyrë portokalli në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit, një mesazh i tillë është përcjellë edhe më fuqishëm nga Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë. Simbolika e këtyre ditëve të enjten mbrëma nuk është manifestuar vetëm përmes perdeve me nuancat e së portokalltës e mesazhit që është shfaqur në ekranin e madh në sallë, që bën thirrje për ndaljen e dhunës ndaj grave. Interpretimi muzikor ka qenë ai që i ka dhënë peshë këtij mesazhi, me të cilin është përmbyllur edicioni i 16-të i festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM”. Me një program të përzgjedhur veprash, sopranoja Adelina Paloja e shoqëruar nga Lule Elezi në piano i kanë vënë vetes synim që publikut të “DAM”-it t’i dhurojë magjinë e interpretimit duke prekur veprat që luhen kudo në botë, ato që rrallë mungojnë në repertorin shqiptar e deri tek ato që gruan e mbajnë larg rolit të viktimës. Me këtë program, koncerti i organizuar nga “DAM” në bashkëpunim me “UN women”, erdhi si homazh për të gjitha gratë që humbën jetën si rezultat i dhunës me bazë gjinore në familje. Mesazhi është përcjellë edhe nga ana e publikut, pjesa më e madhe e të cilëve ka mbajtur shalle me ngjyrë portokalli e në hyrje janë dhuruar edhe maska me mesazhe të tilla. Sipas koordinatores për Zhvillim nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, mesazhi kundër dhunës në baza gjinore duhet të përçohet nga çdo fushë e shoqërisë. Është shprehur e lumtur që këtë mund ta bëjnë edhe nëpërmjet muzikës. Richardson ka theksuar se koncerti i së enjtes mbrëma është dedikim për të gjitha gratë që u besuan partnerëve të tyre, por u përballën me një fund tragjik.

“Dhuna kundër grave është një prej akteve më turpëruese kundër të drejtave të njeriut. Ne jemi këtu së bashku që të luftojmë këtë të lidhur dorë për dorë së bashku me gra, vajza e burra. Këtë duhet ta luftojmë e gjithë shoqëria së bashku me institucionet, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat civile dhe me artistët. Jemi të gëzuar që këtu po jepet një performancë e mrekullueshme”, ka thënë Richardson para të pranishmëve.