Kulturë

Veprat e grabitura nga nazistët dalin në ankand

Për vite me radhë, një grup pune — që nga viti 2016, në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman të Artit të Humbur (DZK) në Magdeburg — hulumtoi origjinën e veprave
 

Një vizatim me laps nga Carl Spitzweg i nxjerrë në ankand të mërkurën normalisht nuk do të kishte tërhequr shumë vëmendje. Në fund të fundit, portreti me format të vogël nuk theu asnjë rekord ankandi – edhe pse ai arriti një çmim shumë më të lartë se vlerësimi fillestar i shtëpisë së ankandit “Christie” – 1.000 mijë deri në 1.500 euro - duke u shitur për 18 mijë e 750 euro.

Është pronësia e vizatimit që e bën atë kaq të dëshirueshme: vepra fillimisht ishte në pronësi të hebreut Henri Hinrichsen, një botues muzikor dhe koleksionist arti, i cili u vra në Auschwitz në vitin 1942.