Kulturë

Filharmonia me “Për stinët...” kërkon veprime ndaj ndryshimeve klimatike

Në origjinal, “Katër stinët” e Antonio Vivaldit flet për ndryshimet sezonale. Pak a shumë për lidhjen e njerëzve me natyrën. Mirëpo vepra e kompozitorit italian është parë si brumë i duhur për të treguar edhe të ardhmen (Foto: Arben Llapashtica)

Koncerti i Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës të dielën nisi me një videomesazh nga një specie e zhdukur. Dinozauri i famshëm, personazhi i filmit të shkurtër të realizuar nga UNDP-ja, shihet duke hyrë brenda sallës ikonike të Asamblesë së Përgjithshme në zyrën kryesore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, me një mesazh të veçantë për të gjithë diplomatët që akoma mendojnë se ka kohë për veprime karshi ndryshimeve klimatike.

 

Vepra klasike “Katër stinët” e Antonio Vivaldit, që inspirimin e gjeti te natyra, është përditësuar për të reflektuar sesi ndryshimet klimatike do të ndryshojnë botën në të ardhmen. Nëpërmjet tingujve tregohet për stuhitë e fuqishme, zjarret e furishme dhe qetësinë e plotë kur uji i deteve mbulon qytete të tëra. Filharmonia e Kosovës të dielën, nëpërmjet interpretimit të veprës së rishkruar, ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim ndaj ndryshimeve klimatike

Koncerti i Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës të dielën nisi me një videomesazh nga një specie e zhdukur. Dinozauri i famshëm, personazhi i filmit të shkurtër të realizuar nga UNDP-ja, shihet duke hyrë brenda sallës ikonike të Asamblesë së Përgjithshme në zyrën kryesore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, me një mesazh të veçantë për të gjithë diplomatët që akoma mendojnë se ka kohë për veprime karshi ndryshimeve klimatike.

“Ne të paktën mund të fajësojmë meteorin”, thotë ai duke iu referuar teorisë së njohur që sqaron shfarosjen e dinozaurëve 70 milionë vjet më parë. “Por cila është arsyeja e juaj”, pyet ai duke potencuar se bota po shkon drejt një katastrofe klimatike dhe se ka ardhur koha që të lihen pas arsyetimet dhe të fillohet e të veprohet. As pjesa tjetër e skenarit nuk u largua nga thirrja e dinozaurit.