Kulturë

Shteti lejon disakatëshe afër tri monumenteve në Prizren

Parcelat ku ka filluar procesi i rrënimit të objekteve ekzistuese dhe ku planifikohet ndërtimi i disakatëshes, sipas Ministrisë së Kulturës, gjenden afër Ish-Armatës, Shtëpisë së Jonuz Agallarit dhe Shtëpisë së familjes Shpejti, që janë në Listën e monumenteve nën mbrojtje të përkohshme (Foto: “Ec Ma Ndryshe”)

Komuna e Prizrenit ka pajisur me leje ndërtimore investitorin që planifikon ndërtimin e disakatëshes në afërsi të tri monumenteve me status të mbrojtjes së përkohshme. Para lejes së këtij muaji, paraprakisht, për t’i lënë vend ndërtimit të objektit të banimit kolektiv, muajin e kaluar përmes një aktvendimi është lejuar edhe rrënimi i objekteve ekzistuese, që sipas organeve komunale ndodhen në rrugën “Ardian Zurnaxhiu”. Përderisa një pjesë e banorëve të kësaj lagjeje kundërshtojnë këtë projekt, në anën tjetër investitori ka thënë se ka ndjekur rrugën ligjore dhe se konform kësaj është pajisur me kushte urbanistike dhe me lejet përkatëse.

 

Janë vetë autoritetet komunale e qendrore që kanë lejuar ndërtimin e një objekti me etazhitet 2B+P+5 afër tri monumenteve nën mbrojtje të përkohshme, përderisa nëpërmjet një aktvendimi është lejuar edhe rrënimi i objekteve ekzistuese, që sipas organeve komunale ndodhen në rrugën “Ardian Zurnaxhiu”. Por përderisa investitori thotë të ketë ndjekur rrugët ligjore, autoritetet e trashëgimisë kulturore janë shpërfillur në këtë rast. Një pjesë e banorëve të kësaj lagjeje kundërshtojnë këtë projekt

Komuna e Prizrenit ka pajisur me leje ndërtimore investitorin që planifikon ndërtimin e disakatëshes në afërsi të tri monumenteve me status të mbrojtjes së përkohshme. Para lejes së këtij muaji, paraprakisht, për t’i lënë vend ndërtimit të objektit të banimit kolektiv, muajin e kaluar përmes një aktvendimi është lejuar edhe rrënimi i objekteve ekzistuese, që sipas organeve komunale ndodhen në rrugën “Ardian Zurnaxhiu”. Përderisa një pjesë e banorëve të kësaj lagjeje kundërshtojnë këtë projekt, në anën tjetër investitori ka thënë se ka ndjekur rrugën ligjore dhe se konform kësaj është pajisur me kushte urbanistike dhe me lejet përkatëse.

Ndërsa zyrtarët e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren kanë deklaruar se vendimi për lejimin e rrënimit të ndërtesave ekzistuese në afërsi të tri monumenteve është dhënë pa kaluar nëpër filtrat e autoriteteve të trashëgimisë kulturore.