Kulturë

Çerekshekulli i skulpturës së Ron Mueckut

Ron Mueck krijon figura gjigante të ngjashmërisë së jashtëzakonshme me njeriun, duke e shpërfaqur deri në hollësinë më të imtë çdo aspekt të jetës njerëzore, prej banales deri tek e errëta.

Është lindur në Australi, por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka punuar në krijimin e modeleve për filma e reklama.

Para 25 vjetësh, ai kaloi në artet e bukura dhe suksesi i tij në botën e artit ishte i menjëhershëm.

Në shumicën e veprave ai i paraqet në hollësi pamjet e jetës së përditshme, për shembull në këtë të një çifti të moshuar në plazh.

Por me pasurinë e skalitjes dhe detajet e ndërlikuara, gjithmonë ka shumë më tepër nën sipërfaqe.

Vepra që e bëri të famshëm Mueckun në botën e artit u shfaq në Londër, 25 vjet më parë.

Është një skulpturë e të atit, që kishte vdekur së fundmi në Australi.

“Dead Dad” ishte sensacion, kur u shfaq në Akademinë Mbretërore.

Ekspozita “Ron Mueck: 25 years of Sculpture 1996-2021” hapet më 13 tetor dhe do të zgjasë deri më 13 nëntor, në galerinë “Thaddeus Ropac” në Londër.