Kulturë

Dy romane grafike flasin shqip dhe një rrugë që po hapet

Nga e majta: Lili Sohn, autore e romanit grafik “Anmiku n’gji” dhe Aude Mermilliod, autore e “M’u desh me ta thanë”, të shtunën, në hapësirat e teatrit “ODA”, në përurimin e veprave të tyre në shqip, botuar nga “GRANFest”

Kosova mund të mos ketë traditë të gjatë të romanit grafik, siç kanë disa vende evropiane – në veçanti Franca – por është drejt trasimit të një rruge. Meritat i takojnë Festivalit Ndërkombëtar të Romanit Grafik që të dielën përfundoi edicionin e tij të dytë. “GranFest” përmes ilustrimeve të fuqishme bëri bashkë adhurues e profesionistë nga bota e stripave dhe romaneve grafike. Treditëshi u përmbyll me promovimin e dy librave në shqip: “Anmiku n’gji” i autores Lili Sohn dhe “M’u desh me ta thanë” e Aude Mermilliod. Pos autoreve, në teatrin “Oda” të dielën janë bërë bashkë edhe pjesëmarrësit e tjerë të “GRANFestit” dhe ngjarja s’ka qenë përurim i zakonshëm.

 

Se “Anmiku n’gji” i Lili Sohn dhe “M’u desh me ta thanë” i Aude Mermilliod tash mund të lexohen edhe në shqip, do të mund të dukej diçka e zakonshme, por për romanin grafik në Kosovë çon goxha peshë. “GRANFesti” me përurimin e këtyre dy titujve e ka përmbyllur edicionin e dytë duke dëshmuar se ka për synim që këtij zhanri t’ia hapë dyert e të ftojë autorë të rinj në rrugëtim me artin e nëntë

Kosova mund të mos ketë traditë të gjatë të romanit grafik, siç kanë disa vende evropiane – në veçanti Franca – por është drejt trasimit të një rruge. Meritat i takojnë Festivalit Ndërkombëtar të Romanit Grafik që të dielën përfundoi edicionin e tij të dytë. “GranFest” përmes ilustrimeve të fuqishme bëri bashkë adhurues e profesionistë nga bota e stripave dhe romaneve grafike. Treditëshi u përmbyll me promovimin e dy librave në shqip: “Anmiku n’gji” i autores Lili Sohn dhe “M’u desh me ta thanë” e Aude Mermilliod. Pos autoreve, në teatrin “Oda” të dielën janë bërë bashkë edhe pjesëmarrësit e tjerë të “GRANFestit” dhe ngjarja s’ka qenë përurim i zakonshëm.

Platforma shprehëse