Këto ditë u kremtua 100-vjetori i themelimit të shoqatës botërore të shkrimtarëve, PEN International me seli në Londër. Me këtë rast u mbajt Kongresi i 100 Vjetorit të themelimit. Në Kongres, si pjesëmarrëse aktive online, mori pjesë edhe PEN Center Kosova. Ishte e pranishme edhe PEN Qendra e Shqipërisë.
Gjatë pesë ditëve, nga 20 deri më 24 shtator, në Kongres u shtruan tema për të cilët janë angazhuar shkrimtarët nga shumë vise të botës: Liria, barazia, e drejta e fjalës dhe të drejtat gjuhësore, ka njoftuar PEN Qendra e Kosovës.
tha se këto të drejta bazike elementare të njeriut po shkelen ende nëpër botë. U morën shembuj Afganistani, Rusia, etj.
Lidhur me këto të drejta u miratuan katër rezoluta që konsiderohen shtysë e mëtejme për respektimin e tyre atje ku mungojnë.
Në PEN International u pranuan edhe dy qendra të reja: e Maltës dhe ajo e Qechuas.
Në fund të punimeve, Kongresi zgjodhi udhëheqjen e re të PEN International: kryetar Burhan Sonmez dhe nënkryetar William Nygaard.
Në emër të PEN Qendrës nga Kosova votuan përfaqësuesit e saj: Binak Kelmendi dhe Avni Spahiu.
U lavdërua puna e deritashme e udhëheqjes së shkuar me në krye Jennifer Clement.
Kongresit iu drejtuan shkrimtarë nga bota, ndër të cilët edhe nobelistët Salman Rushdi dhe Orhan Pamuk.
Kryetari i ri Burhan Sonmez premtoi shtimin e bashkëpunimit të PEN Qendrave rajonale.