Kulturë

“Raffaello, Portraitist” sjell Renesancën në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Kati përdhesë i Muzeut Kombëtar të Kosovës që nga e marta ka marrë ngjyrat e Renesancës italiane. Replikat e 14 veprave të Raffaello Sanzio da Urbino, i njohur si Raffaello, janë renditur në të gjitha anët

Hovi i artit dhe i kulturës evropiane përgjatë periudhës së Renesancës ngelet i papërsëritshëm. E midis shekujve 14 dhe 17, rilindjes së artit e arkitekturës i prinin artistët italianë. Nëse flitet për emra të përveçëm, treshja Michelangelo, Leonardo da Vinci dhe Raffaello janë prijësit. Pos Italisë, krijimtaria e tyre zë vend nëpër muzetë më të famshme të botës.

 

Fjala e fundit e teknologjisë ka mundësuar që publiku gjithandej botës, të mund të prekë edhe artin e maestrove që jetuan këto e pesë shekuj më parë. Edhe ai i Kosovës e ka këtë mundësi me ekspozitën “Raffaello, Portraitist” që sjell 14 replika të veprave të Raffaello Sanzio da Urbino, i cili bashkë me Da Vincin e Michelangelon i dhanë botës atë që quhen Renesancë

Hovi i artit dhe i kulturës evropiane përgjatë periudhës së Renesancës ngelet i papërsëritshëm. E midis shekujve 14 dhe 17, rilindjes së artit e arkitekturës i prinin artistët italianë. Nëse flitet për emra të përveçëm, treshja Michelangelo, Leonardo da Vinci dhe Raffaello janë prijësit. Pos Italisë, krijimtaria e tyre zë vend nëpër muzetë më të famshme të botës.

E kati përdhesë i Muzeut Kombëtar të Kosovës që nga e marta ka marrë ngjyrat e Renesancës italiane. Replikat e 14 veprave të Raffaello Sanzio da Urbino, i njohur si Raffaello, janë renditur në të gjitha anët. Portretet e artistit që u lind më 1483 në Urbino e vdiq më 1520 në Romë, është vështirë të dallohen nga origjinalet. E nëpërmjet teknologjisë, ekspozita “Raffaello, Portraitist”, ofron të dhëna edhe për pjesën tjetër të krijimtarisë së Raffaellos e po ashtu edhe për biografinë e tij.