Kulturë

Dirigjenti hungarez vaksinohet gjatë koncertit

Një dirigjent i orkestrës hungareze mori dozën e radhës së vaksinës për mbrojtje ndaj COVID-19 në skenë gjatë një koncerti në ambient të hapur në Budapest të mërkurën, si pjesë e një përpjekjeje për të inkurajuar njerëzit që të vaksinohen. Hyrja në koncert ishte falas.

Drejtuesi i Orkestrës së Festivalit të Budapestit, Ivan Fischer, hoqi xhaketën e tij për të zbuluar një këmishë të bardhë me një vrimë në mëngë. Ndërsa e mbante shkopin në lëvizje dhe gjersa orkestra luante, një mjek ia dha dozën e tretë Fischerit, diçka që u duartrokit nga turma.

Veprimi i koreografuar me kujdes ishte një përpjekje për të “rritur më shumë ndërgjegjësimin e njerëzve karshi nevojës për vaksinim” në Hungari, ka thënë drejtoresha menaxhuese e orkestrës, Orsolya Erdodi.

"Vaksinimi mund të na japë mundësinë për të jetuar dhe punuar përsëri në një mënyrë normale, ashtu siç bëmë para pandemisë”, ka shtuar tutje ajo.

Hungaria ka arritur që të ketë një verë me të qetë krahasuar me pranverën shkatërruese nga pandemia, kur vendi për një kohë kishte numrin më të lartë në botë të vdekjeve nga virusi.

Ndërsa rastet e konfirmuara me infektim dhe vdekje janë në rënie, shkalla e vaksinimit gjithashtu është ngadalësuar në mënyrë dramatike. Hungaria ishte një udhëheqëse e hershme e vaksinimit, duke përdorur doza nga Rusia dhe Kina, si dhe ato të prokuruara përmes Bashkimit Evropian për të kryer një nga fushatat më të shpejta të imunizimit të BE -së.

Më shumë se 32% e popullsisë së rritur të Evropës Qendrore nuk ka marrë dozën e parë për shkak të hezitimit kokëfortë ndaj vaksinimit. Shumë vende të tjera evropiane që atëherë kanë tejkaluar shkallën e vaksinimit të Hungarisë.

Zyrtari kryesor i shëndetësisë në Hungari ka treguar së ka një ngritje të ngadaltë të rasteve kohëve të fundit si fillimi i një "valë të katërt", të dominuar nga varianti Delta shumë i transmetueshëm.

Me kërcënimin që vjen nga një rritjeje tjetër e rasteve, Orkestra e Festivalit të Budapestit vendosi të ndihmonte në sensibilizim ndaj rëndësisë së vaksinimit dhe tregimit vigjilent kundër koronavirusit.

Fischer, një kampion i shpeshtë i kauzave shoqërore progresive, jo vetëm që mori edhe një dozë përforcuese, por anëtarët e orkestrës së tij prestigjioze bënë teste të shpejta të COVID-19 në skenë të mërkurën ndërsa muzika vazhdonte.

"Vaksinimi dhe testimi i mëtejshëm janë gjëja më e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, për të ruajtur një jetë normale dhe për t'i lejuar njerëzit të shkojnë në koncerte", ka thënë Erdodi, drejtori menaxhues i orkestrës.

Pasi u shfaqën raportet në korrik se vaksina “Sinopharm” e Kinës, të cilën Hungaria e përdori, mund të ketë nivel me të ulët mbrojtës tek të moshuarit, Hungaria u bë vendi i parë nga 27 anëtarët e BE-së që ofroi injeksione përforcuese për individët që i duan ato.

Deri të enjten 240 mijë njerëz në Hungari kanë marrë edhe një dozë shtesë.

Folegj: Ivan Fischer, themelues i Orkestrës së Festivalit të Budapestit, ka marrë dozën e tretë kundër koronavirusit gjersa ka dirigjuar orkestrën, gjatë koncertit falas në Budapest të Hungarisë. Festivali ka theksuar nevojën për të vaksinuar dhe ka nxitur qytetarët që të qëndrojnë vigjilentë për shkak të rrezikut nga infektimi, i cili është akoma i lartë për shkak të variantit Delta. AP Photo/Laszlo Balogh