Kulturë

Ekspozita që gjurmon suksesin e artistëve të epokës naziste pas luftës

Pavarësisht fillimit të ri të aspiruar të Gjermanisë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945 dhe procesit të denazifikimit, shumë prej artistëve të përkëdhelur nga nazistët u rehabilituan dhe vazhduan me sukses karrierën e tyre për dekada të tëra
 

Një ekspozitë e re, që vë në pah se si disa nga artistët vizualë të preferuar të nazistëve ishin në gjendje të vazhdonin suksesin e tyre edhe në Gjermaninë e pasluftës, do të hapet në Berlin këtë javë.

"Talentet hyjnore. Artistët e preferuar të nacional-socializmit në Republikën Federale”, hapet të premten në Muzeun Historik Gjerman. Ekspozita gjurmon karrierën dhe veprat e shumë njerëzve që u paraqitën në një listë të artistëve me “talent hyjnor", të përpiluar në vitin 1944 në emër të Adolf Hitlerit dhe Joseph Goebbelsit.