Kulturë

Animacioni kosovar vazhdon rrugëtimin në festivalin kualifikues për “Oscar”

Filmi në qershor të këtij viti ishte shpërblyer në “Annecy International Animation Film Festival”, një ndër festivalet më të rëndësishme të animacionit në botë. Në festivalin francez të kategorisë A, ka marrë “Çmimin e qytetit Annecy” (City of Annecy Award). Animacioni ishte pjesë e kategorisë “Perspectives Short Films in Competition”, në kuadër të edicionit të 60-të që u mbajt në formatin hibrid

Animacioni i bazuar në realitetin e Kosovës, por që shumë lehtë aty-këtu gjen lidhshmëri me situata të ngjashme në botë, po vazhdon rrugëtimin nëpër festivale të rëndësishme në botë. “Clara me mustaqe” me skenar dhe regji të Ilir Blakçorit është pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit me zë në Hollywood, “HollyShorts Film Festival”.

 

Pas shpërblimit në festivalin e kategorisë A, “Annecy International Animation Film Festival”, animacioni “Clara me mustaqe” është pjesë e garës zyrtare në “HollyShorts Film Festival” që njëherësh njihet si njëri nga festivalet më të rëndësishme dedikuar filmave të shkurtër. Festivali përgjatë këtyre 17 vjetëve ka mirëpritur filmbërës e talente të njohura si Anthony Russo, Debra Messing, Oscar Isaac, Cee-Lo Green, Patton Osëalt e Effie Brown

Animacioni i bazuar në realitetin e Kosovës, por që shumë lehtë aty-këtu gjen lidhshmëri me situata të ngjashme në botë, po vazhdon rrugëtimin nëpër festivale të rëndësishme në botë. “Clara me mustaqe” me skenar dhe regji të Ilir Blakçorit është pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit me zë në Hollywood, “HollyShorts Film Festival”.

Organizatorët e edicionit të 17-të të Festivalit kualifikues për Oscar, kanë bërë të ditur filmat selektues të këtij edicioni. Mes tyre është edhe animacioni kosovar. “Clara me mustaqe” do të garojë për çmimet kryesore të “HollyShorts Film Festival” që njëherësh njihet si njëri nga festivalet me të rëndësishme dedikuar filmave të shkurtër. Festivali përgjatë këtyre 17 vjetëve ka mirëpritur filmbërës e talente të njohura si Anthony Russo, Debra Messing, Oscar Isaac, Cee-Lo Green, Patton Oswalt e Effie Brown. Këtë vit, Festivali do të ndezë ekranin më 23 shtator për ta përmbyllur këtë edicion më 1 tetor.