Kulturë

Biblioteka Kombëtare pezullon shërbimet shkaku i mungesës së rrymës

Sipas drejtorit të BKK-së, Fazli Gajraku, mungesa e rrymës ka nxjerrë jashtë funksionit shërbimin e regjistrimit, parakatalogimit e katalogimit të librit, ashtu si dhe pjesën e përdorimit të koleksioneve të brendshme

Një prishje në pajisjen kryesore të furnizimit me rrymë elektrike ka bërë që institucioni më i madh bibliotekar në vend t’i pezullojë thuajse të gjitha funksionet e tij. Nga mëngjesi i së martës, objekti i bibliotekës kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” nuk ka pasur rrymë. Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i BKK-së, Fazli Gajraku.

 

Një prishje në pajisjen kryesore të furnizimit me rrymë ka bërë që puna e bibliotekës kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” të ndërpritet. Teksa pritet të shpallen procedurat e prokurimit dhe të bëhet ndërhyrja në këtë pajisje, institucioni më i madh bibliotekar do të jetë i privuar nga ofrimi i shërbimeve kryesore për përdoruesit, ashtu sikurse edhe për vizitorët jo të paktë gjatë sezonit veror. Drejtuesit e BKK-së kanë thënë se pas sanimit të problemit do të shqyrtojnë mundësinë e ndërrimit të sistemit të rrymës elektrike për të cilin tashmë ekziston projekti i hartuar

Një prishje në pajisjen kryesore të furnizimit me rrymë elektrike ka bërë që institucioni më i madh bibliotekar në vend t’i pezullojë thuajse të gjitha funksionet e tij. Nga mëngjesi i së martës, objekti i bibliotekës kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” nuk ka pasur rrymë. Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i BKK-së, Fazli Gajraku.

Sipas tij, KEDS-i është njoftuar qysh në mëngjes, porse ekipet e tij kanë arritur në vendin e ngjarjes vetëm vonë pasdite.