Kulturë

Kalaja e Durrësit i nënshtrohet restaurimit pas tërmetit të 2019-s

Krahas viktimave, dëmeve materiale që kanë lënë shumë familje pa strehë, tërmeti në nëntor kishte shkaktuar dëme edhe në disa prej monumenteve të Shqipërisë. Kalaja e Durrësit, ajo e Prezës afër Tiranës e ajo e Krujës, sipas raportimeve kishin dalë të jenë më të dëmtuarat. Edhe në këto dy kala kishte nisur restaurimi i cili tashmë ka përfunduar me sukses
 

Aktualisht janë duke u kryer disa punime konservuese dhe përforcuese në “Kullën C” në Kalanë e Durrësit. Po ashtu, janë kryer një seri analizash të cilat ndihmojnë të përcaktohen ndërhyrjet konservuese të cilat janë duke u zbatuar, duke filluar me konsolidimin dhe riparimin e murit të themeleve duke përdorur teknika tradicionale

Tërmeti i nëntorit shkaktoi shembjen e një pjese të mureve

Disa monumente në Shqipëri ishin dëmtuar si pasojë e tërmetit në nëntor të 2019-s. Mes tyre i rëndë është dëmi që iu shkaktua Kalasë së Durrësit. Pas disa muajve një grup i restauruesve janë duke punuar në restaurimin e këtij objekti të rëndësishëm kulturor. Është bërë e ditur se ky është vetëm fillimi i ndërhyrjeve dhe se të tjera po ashtu të rëndësishme do të realizohen ditëve në vazhdim.