Kulturë

“Jeta përmes metalit” në infinite provon bukurinë e artit

Në hapësirat e jashtme të një kompleksi banesash në “Rrugën B” në kryeqytet, përzgjedhja e veprave skulpturore të Naim Selmonajt e ka provuar bukurinë e artit në metal e me metalin

Kredon “I obsesionuar me më të mirën” e përligj në mënyrë të shumënduart. Artisti shqiptar që jeton në Zvicër, Naim Selmonaj, zbulon potenciale të infinitshme te metali. Nga simbole e vegla muzikore e deri te skulptura që fiksojnë histori shqiptare, artisti 48-vjeçar, që ka hapur ekspozitën e tij të parë në Prishtinë, është një mjeshtër që përjetëson në metale ide e frymëzime të veçanta

Imagjinata kineaste që te metali sheh potenciale mbinjerëzore, robotë e androidë, mund të mos e ketë përshkuar tejpërtej këtë botë. Fiksionalizmi shkencor mund të ketë folur shumëçka, por frymëzimi artistik te metalet ka një prirje për t’i bërë himn njerëzores. Në duart e skulptorit Naim Selmonaj, vrazhdësia e ftohtë e metalit nuk ekziston. As monumentalizmi, ky cen i mendjeve të vogla!

Imagjinoni një veglëri të tërë muzikore, prej notës së pentagramit e deri te një harpë: që të gjitha janë dëshmi se si metali i vihet në shërbim zotërisë, veçanërisht artistit.