Kulturë

Dëmtohet murali që nderonte George Floydin në Oregon

Në Portland të Oregonit, murali që nderonte jetët e George Floydit, Breonna Taylorit dhe Ahmaud Arberyt, është dëmtuar. Por, komuniteti është bashkuar për ta restauruar atë
 

Një grup ka shpërfytyruar një mural në Portland të Oregonit që nderonte jetët e George Floydit, Breonna Taylorit dhe Ahmaud Arberyt, por komuniteti sakaq është bashkuar për ta restauruar atë. Thuhet se grupi i quajtur “Patriotic Front” ka hedhur ngjyrë të bardhë në portretet e muralit, e pastaj e kanë vënë edhe emrin e uebfaqes së tyre me shkronja të zeza dhe të bardha.

“Nga dëmi që kanë bërë dhe madhësia e tij, ata me gjasë kishin një ekip njerëzish”, ka thënë muralisti Christian Grijalva.