Kulturë

“Buzuku” që theu akullin e bëri traditë në botimet shqiptare

Në 30-vjetorin jubilar të themelimit, shtëpia botuese “Buzuku”, përmes konkursit për roman, ka laureuar me çmime një dyzinë shkrimtarësh nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora. Në ceremoninë e mbajtur të martën në hotel “Opera” në kryeqytet, kjo shtëpi botuese ka evokuar tri dekada të ekzistencës së saj në botime librash midis sfidash e vështirësish gjithfarësh

Duke e shënuar tridhjetëvjetorin jubilar të themelimit, shtëpia botuese “Buzuku” është vlerësuar për rolin e saj në promovimin e letërsisë shqipe, si tradicionale ashtu edhe bashkëkohore. Si e para ndërmarrje private botuese në botën shqiptare, ajo ka sjellë ndër vite për lexuesit shqiptarë ata që ishin ndaluar për gjysmëshekulli. Me ndarje çmimesh për shtatë letrarë nga Kosova, Shqipëria e diaspora, “Buzuku” ka vijuar traditën e konkurseve, me synimin për të botuar romane të reja. Me 22 tekste të marra në shqyrtim, juria ka vendosur që çmimin e parë të këtij konkursi t’ia akordojë shkrimtarit, përkthyesit dhe publicistit nga Shqipëria, Besnik Mustafaj, për romanin e tij në dorëshkrim “366 rrëfenja për të ndjellur gjumin (Conarium)”

Deri asokohe pjesa më e madhe e botimeve shqip bëheshin prej ndërmarrjeve shtetërore si “Rilindja” në Kosovë e “8 Nëntori” në Shqipëri. Por në vitin 1990 në Prishtinë do të themelohej shtëpia botuese “Buzuku”, e cila që në botimet e para do të sillte para lexuesit shkrimtarë të ndaluar e të anatemuar si: Faik Konica, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Musine Kokalari, Kasëm Trebeshina e të tjerë.

Me një stivë prurjesh të vitpasvitshme, mbi 700 tituj nga letërsia shqipe dhe ajo e huaj do të pasuronin fondin e bibliotekave dhe librarive.