Kulturë

“Vera andrron detin” në Venecie, sukses i radhës i valës së re kinematografike të Kosovës

Teuta Ajdini-Jegeni në rolin e Verës në filmin “Vera andrron detin”

Ai që mban namin e më të vjetrit festival të filmit në botë, Festivali i Filmit në Venecie (VFF), në takëmin e edicionit të sivjetmë do të shërbejë edhe një film nga Kosova. Historia e jashtëzakontë e një gruaje 64-vjeçare që interpreton gjuhën e shenjave – si syzheu i filmit “Vera andrron detin” – do të jetë pjesë e garës zyrtare në ngjarjen që hap siparin nga 1 shtatori.

 

Prodhimet kineaste të Kosovës po vijojnë nga suksesi në sukses në “Treshen e Madhe” të festivaleve kryesore të filmit në Evropë. Paraditen e së hënës, filmi me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës “Vera andrron detin” ka marrë kumtin që është pjesë e garës zyrtare në Festivalin e Filmit në Venecie. Duke garuar me 18 filma të tjerë nga mbarë bota në kategorinë “Orizzonti”, filmi nga Kosova është përzgjedhur për trendët e rinj në kinema. Ekipi i këtij filmi që e ka ngjitur Kosovën në një tjetër lartësi, ka kërkuar nga shteti që të jetë më mbështetës për filmin. “Institucionet duhet të tregohen të mençura e ta shfrytëzojnë këtë moment kur vala e re kinematografike e Kosovës po merr vëmendje”, ka thënë për KOHËN regjisorja Kaltrina Krasniqi

Ai që mban namin e më të vjetrit festival të filmit në botë, Festivali i Filmit në Venecie (VFF), në takëmin e edicionit të sivjetmë do të shërbejë edhe një film nga Kosova. Historia e jashtëzakontë e një gruaje 64-vjeçare që interpreton gjuhën e shenjave – si syzheu i filmit “Vera andrron detin” – do të jetë pjesë e garës zyrtare në ngjarjen që hap siparin nga 1 shtatori.

Lajmin e ka bërë me dije të hënën Qendra Kinematografike e Kosovës nëpërmjet një afishimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.