Kulturë

Vjedhja e dëmtimi i minibibliotekave në kryeqytet – imazh i keq, tregues i mendësisë

Minibiblioteka te sheshi “Ibrahim Rugova” është njëra nga tri minibibliotekat që kanë mbetur nëpër kryeqytet, nga dymbëdhjetë sa ishin inauguruar. Edhe kjo është bosh

Prej dymbëdhjetë minibibliotekave të vendosura në kryeqytet, kanë mbetur veç tri. Nëntë janë larguar pas rastit kur njëra u vodh e tëra e u copëtua për skrap. Vetëm ajo në “Taukbahçe” ka libra, pasi për të kujdeset një qytetar. Dy të tjerat janë bosh. Rasti i minibibliotekave, sipas sociologëve e shkrimtarëve, nuk shpërfaq vetëm qasjen ndaj kulturës e leximit. Është tregues i mendësisë ndaj publikes e së përbashkëtës

Ndër vite është diskutuar nëse objektet mund të pasqyrojnë kulturën e një vendi dhe nëse po, në çfarë forme. Disa argumentojnë se objektet tregojnë një rrëfim me mirë sesa do ta bënte një shkrimtar a historian. Shikuar në këtë aspekt, atëherë objekte të tilla që rrëfejnë goxha shumë për vendin gjendeshin edhe në kryeqytet. Nëpërmjet tyre, në një formë a tjetrën, mund të hamendësosh kulturën e vendit. Minibibliotekat që ishin vendosur në 12 lokacione të ndryshme në kryeqytet tashmë janë bërë imazhi i shëmtuar i kryeqytetit.

Fillimi i mbarë dhe zhgënjimi i menjëhershëm