Kulturë

Animatorja amerikane që punoi me fitues çmimesh “Oscar” e “Emmy” vjen në “Anibar”

Brooke Keesling, e cila pa punuar në filma të njohur si “Inception”, “The Dark Knight” e “Pirates of the Caribbean”, është mysafire speciale e edicionit të sivjetmë të “Anibarit”. Ajo pritet të mbajë prezantimin e saj të enjten e javës që vjen

Me përvojë të jashtëzakonshme pune në “Cartoon Network”, “Disney” dhe “Warner Bros”, animatorja Brooke Keesling javën e ardhshme do të vijë në Kosovë. Me edicionin e sivjetmë të “Anibarit” si sebep, amerikania 52-vjeçare është njëra nga pesë krijuesit që do të mbajnë prezantime në ngjarjen e këndshme që zë vend në qytetin e Pejës. “Më pëlqen që po vij në Kosovë për të folur mbi karrierën dhe animacionin, si dhe për atë se çka iu duhet për të punuar në animacion”, ka thënë Keesling përmes një videoje drejtuar dashamirëve të “Anibarit”

Dy ditë para se “Anibari” të hapë siparin, trenit të mysafirëve i është bashkuar edhe një emër i veçantë nga bota e animacionit. Kreatorja, animatorja dhe regjisorja amerikane, Brooke Keesling do të jetë pjesë e ngjarjes së shënuar kulturore në Pejë.

Lajmi është bërë i ditur pasditen e së mërkurës nga ekipi për media i festivalit ndërkombëtar të animacionit “Anibar”.