Kulturë

Festivali i Cannes kandidon filmin “Pa Vend” për “Oscar” evropian

Lajmi se Festivali i Cannes ka kandiduar filmin “Pa Vend” për “European Film Awards”, është afishuar edhe në faqen zyrtare të Akademisë Evropiane të Filmit (EFA). Në tekstin që shoqëron këtë njoftim, ky organizim i filmbërësve evropianë ka përgëzuar projektin e Samir Karahodës si “kandidat i Festivalit të Cannes”

Synimi për arritje të reja të filmit të shkurtër që përfaqësoi Kosovën në Festivalin e sivjetmë të Cannes, “Pa Vend”, nën regjinë e Samir Karahodës, po bëhet gjithnjë e më i prekshëm. Pa u bërë ende tri ditë nga rikthimi pa trofe nga qyteti francez, atij i ka buzëqeshur lajmi i parë i mirë.

 

Puna e jurisë së filmit të shkurtër në Festivalin e Sivjetmë të Cannes nuk ka mbaruar të shtunën. Sado që çmimi kryesor, “Palma e Artë”, iu akordua një filmi nga Hong-Kongu, anëtarët e jurisë kanë vendosur njëzëshëm që filmi nga Kosova të jetë kandidati i Festivalit të Cannes për “European Film Awards”, që në botën e filmit konsiderohet si “Oscar” evropian. Kështu ai bëhet kandidati i 17-të që mësyn kategorinë e “European Short Film” në ceremoninë e përvitshme që organizohet nga Akademia Evropiane e Filmit. Sipas regjisorit 44-vjeçar nga Prizreni, Samir Karahoda, është arritje e madhe që të nominohesh nga një festival i njohur siç është Cannes. “Kjo e dëshmon më së miri cilësinë dhe vlerën e filmit tonë”, ka thënë ai të martën për KOHËN

Synimi për arritje të reja të filmit të shkurtër që përfaqësoi Kosovën në Festivalin e sivjetmë të Cannes, “Pa Vend”, nën regjinë e Samir Karahodës, po bëhet gjithnjë e më i prekshëm. Pa u bërë ende tri ditë nga rikthimi pa trofe nga qyteti francez, atij i ka buzëqeshur lajmi i parë i mirë.

Filmi 15-minutësh që sjell një rrëfim autentik nga Prizreni për pasionin pas sportit të pingpongut është përzgjedhur për të qenë pjesë e “European Film Awards”, ngjarje e përvitshme që njeh ekselencën e arritjeve kinematografike evropiane.