Kulturë

Pezullohet nga pozita drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku

Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Kulturës ka pezulluar nga detyra drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku. Pikërisht të hënën, ditën kur ai është kthyer nga Festivali i Cannes, Komisioni ka vendosur që Zharku të mos e mbajë përkohësisht pozitën.

Sipas burimeve të KOHËS, ky pezullim ka ardhur si pasojë e një raporti të Këshillit Drejtues të QKK-së, i cili i është dorëzuar ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku. Këshilli ka kërkuar po ashtu shkarkimin e drejtorit Zharku. Ministrit Çeku i është rekomanduar që drejtori i QKK-së të pezullohet derisa Komisioni Disiplinor ta trajtojë lëndën dhe t’i japë rekomandimet e veta ministrit të Kulturës si epror direkt i drejtorit të QKK-së.