Kulturë

“Rojtari” shqiptar i piktorit serb konfiskohet në Beograd

Vepra “Rojtari” e Paja Jovanoviqit, e konfiskuar tashmë në Beograd, muajin e kaluar në Vjenë ishte shitur për 110 mijë euro
 

“Rojtari”, vepër e piktorit të njohur serb, Paja Jovanoviq, është konfiskuar në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, kanë raportuar mediat në Serbi. Një udhëtar kishte tentuar ta kontrabandonte veprën duke e fshehur në bagazh. “Një 39-vjeçar nga Beogradi, duke marrë bagazhet u nis drejt daljes së aeroportit nëpër zonën e gjelbër, ku kalojnë ata që s’kanë çfarë të deklarojnë për doganim. Kur bagazhet e tij u kontrolluan, midis gjësendeve personale u gjet edhe vepra e kornizuar ‘Rojtari’, me dimensione 70 me 56 centimetra”, kanë njoftuar autoritetet doganore të Serbisë.

“Rojtari” muajin e kaluar u shit në ankand në “Dorotheum” të Vjenës.