Kulturë

Festivali nga Azia “pushton” Shqipërinë

Festivali i njohur muzikor “EPIZODE” ka vendosur që pas Azisë të “pushtojë” edhe Shqipërinë.

Siç është bërë e ditur nga organizatorët, festivali nga Azia tashmë ka caktuar datat 23-26 shtator për debutimin e tij në Shqipëri.

“EPIZODE do të sjellë katër net të pandërprera të programit muzikor të përshkuar me agime dhe perëndime dielli magjepsëse, së bashku me aktivitete relaksuese ditore dhe përvoja të tjera të paharrueshme. Festivali do të vazhdojë prezantimin e emrave më të mëdhenj të muzikës elektronike në gjithë botën, së bashku me talentët më të mirë rajonalë. Ata do të performojnë në skena të dizajnuara në mënyrë kreative dhe në mes instalacioneve të artit të shpërndara në të gjithë plazhin”, thuhet në njoftimin e organizatorëve në Shqipëri.

Menaxhmenti i EPIZODE ka thënë se në Shqipëri do t’i sjellë DJ-të më të mëdhenj botërorë e do të “promovojë talentet e Ballkanit”.

Edhe ky festival, sikur ai UNUM në bashkëpunim me të cilin do të mbahet edicioni debutues, do të zhvillohet në zonën bregdetare të Shqipërisë veriperëndimore.

EPIZODE ka debutuar para pesë vjetësh në ishullin Phu Quoc të Vietnamit.