Kulturë

Lorik Sylejmani-Aveny me 12 vepra në “Glastonbury Festival”

Dizajnimet e artistit kosovar Lorik Sylejmani-Aveny për tri ditë janë bërë pjesë e njërës prej ngjarjeve më të mëdha botërore të muzikës, “Glastonbury Festival” në Angli.

Përmes një ekspozite, ai është prezantuar me 12 punime, dizajnime dedikuar bendeve e artistëve me nam si “The Pixies”, “Bauhaus”, “Maroon 5”, “Kean”, “Velvet Underground”, “Laibach”, Thomas Dolby e të tjerë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këto dizajnime për CD dhe DVD, ai i realizuar prej vitit 2010 deri më 2016. Ndonëse nuk janë konkretizuar në mbështjellës albumesh qenë bërë pjesë e garave të dizajnit.

Në ekspozitën që e titulloi “CD and DVD and You and Me”, këto dizajnime kanë qenë të shtypura në letër speciale në format përkatëse të CD-ve dhe DVD-ve.

Ekspozita e tij zuri vend në tendën e mediave (Press Tent) hapësirë kryesore për agjencitë e njohura botërore, të cilat e përcollën festivalin, e të cilën e vizitojnë edhe shumica e bendeve pjesëmarrëse.

Krahas skenave të mëdha ku ngjiten këngëtar e grupe të mëdha botërore, festivali bëhet edhe nikoqir i arteve të tjera. Ekspozitat janë njëra pjesë e programit.

Ekspozimi në këtë festival për Lorik Sylejmani-Avenyn ka pasur peshë të madhe... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.