Kulturë

Treshja për “Çmimin Special” të “Chopin Piano Festit” – shans në karrierë

Elsa Gashi (në foto), Lisa Sahatqiu dhe Melisa Ibrahimi të hënën kanë shpalosur talentin e tyre në garë për “Çmimin Special” të “Chopin Piano Festit” e fituesja do të shpallet të mërkurën

Të tria pianistet që synojnë “Çmimin Special” të “Chopin Piano Festit” janë ende adoleshente, por kur behet fjalë për interpretim në piano tregojnë shumë pjekuri. Përshtypje pozitive u kanë lënë edhe pianisteve me nam – Zoya Shuhatovich nga Rusia, që jeton në SHBA, dhe pianistes kosovare Ardita Statovci – që kanë marrë për detyrë t’i vlerësojnë.

 

Elsa Gashi, Lisa Sahatqiu dhe Melisa Ibrahimi janë në garë për të marrë sivjet çmimin i cili si mision ka identifikimin e talentëve të rinj në vend. Të tria pianistet kanë luajtur një program 45-minutash dhe janë vlerësuar nga pianistja nga Rusia që jeton në SHBA, Zoya Shuhatovich, dhe nga pianistja kosovare Ardita Statovci. Për treshen e pianisteve gara është një mundësi për depërtim në skena ndërkombëtare. Fitueses i mundësohet një koncert në vende gjermanofone, por edhe kurse me pianistë të njohur

Të tria pianistet që synojnë “Çmimin Special” të “Chopin Piano Festit” janë ende adoleshente, por kur behet fjalë për interpretim në piano tregojnë shumë pjekuri. Përshtypje pozitive u kanë lënë edhe pianisteve me nam – Zoya Shuhatovich nga Rusia, që jeton në SHBA, dhe pianistes kosovare Ardita Statovci – që kanë marrë për detyrë t’i vlerësojnë.

Ato nuk ngurrojnë që t’i lavdërojnë, por fjalën përfundimtare do ta japin natën e fundit të edicionit të sivjetmë të “Chopin Piano Festit”, më 30 qershor, kur do të bëhet e ditur fituesja e çmimit që si mision ka identifikimin e pianistëve të rinj e të talentuar në vend.