Kulturë

“Në nderim të Beethovenit” me larmi stilesh e dëshmi të potencialit artistik

Ashtu sikurse në edicionet e kaluara, edhe sivjet “Chopin Piano Festi” e ka rezervuar skenën për instrumentistë të rinj. Sagën e ka nisur koncerti “Në nderim të Beethovenit”, në të cilin ka performuar edhe trioja në përbërje të Rron Bakallit në violinë, Andi Durakut në piano dhe Kaludio Zotos në violonçel

Koncerti “Në nderim të Beethovenit” ishte një sfidë për studentët të cilëve, ashtu sikurse artistëve me nam, u ka munguar koncertimi para publikut. Për interpretimin e tyre në kuadër të “Chopin Piano Festit” zgjodhën vepra sfiduese e po ashtu edhe të tilla që i kanë luajtur për herë të parë duke prezantuar aftësitë e tyre profesionale e artistike

Një përjetim i bukur muzikor dhe njëkohësisht një mundësi për t’i përkrahur artistët e rinj në rrugëtimin e tyre profesional e artistik është cilësuar koncerti i së mërkurës mbrëma në kuadër të “Chopin Piano Festit”. Njëlloj si edhe koncertet e dy netëve të tjera, skena e Festivalit është rezervuar për studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Secila mbrëmje ka temën e vet, e sagën e ka nisur koncerti “Në nderim të Beethovenit” që iu kushtua pianistit dhe kompozitorit gjenial, 250-vjetori i lindjes të të cilit u shënua vjet në mbarë botën, por që “Chopin Piano Fest” e shënoi këtë vit, pasi që vitin e kaluar nuk u mbajt për shkak të pandemisë.

Që në nisje të koncertit pianistja Alberta Troni, njëherësh edhe koordinatore e programit të Festivalit, ka thënë së “Chopin Piano Fest” çdoherë edhe nëpërmjet masterklasave, por edhe me mbrëmje të tilla koncertuese krijon mundësi e hapësirë për studentë. “Kjo natë shpërfaq potencialin artistik që e kanë të rinjtë”, ka thënë Troni.