Kulturë

Ish-ndërtesa e Gjykatës në Vushtrri shpallet monument [Dokument]

 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka shpallur monument ish-ndërtesën e Gjykatës në Vushtrri. Sot, ministri i Kulturës ka nënshkruar vendimin që këtë objekt e përfshin në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Kësisoj, do të marrin epilog përplasjet midis Komunës së Vushtrrisë dhe Ministrisë së Kulturës. Ky hap i MKRS-së vjen pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila në fillim të muajit kishte aprovuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës që të mos ekzekutohej vendimi i Komunës së Vushtrrisë për rrënimin e ndërtesës që gjendet në qendër të qytetit. Rrënimi i saj kishte nisur muajin e kaluar. U ndërpre pas reagimit të shoqërisë civile e institucioneve qendrore.

Komisioni që ka propozuar për ta mbrojtur si monument numëron disa vlera të objektit.