Kulturë

Shqipëria synon ta bëjë atraksion edhe trashëgiminë shpirtërore

Kjo është vetëm një prej ngjarjeve nëpërmjet të cilave shteti shqiptar synon që krahas trashëgimisë materiale ta bëjë atraksion për vizitorë edhe atë shpirtërore
 

Fshati Pojan në Fier, i përfshirë në programin “100 fshatrat”, në fundjavë është kthyer në qendër të festimeve dhe traditës myzeqare.

“Festa e grurit” mblodhi bashkë me qindra banorë, duke e bërë Pojanin në epiqendër të festimeve dhe një vend atraktiv për vizitorët. Kjo është vetëm një prej ngjarjeve nëpërmjet të cilave shteti shqiptar synon që krahas trashëgimisë materiale ta bëjë atraksion për vizitorë edhe atë shpirtërore.