Kulturë

Muradije Muriqi: Më kanë tërhequr rolet dramatike për shkak të fëmijërisë së vështirë

 

Aktorja Muradije Muriqi, këtë javë sjell në emisionin “Pro X” rrëfimin e saj si aktore e teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë. Për 35 vjet si aktore, ajo ka luajtur në 59 role të ndryshme të shfaqjeve.

Gjatë karrierës së saj, Muriqi tregon që gjithmonë e kanë tërhequr rolet dramatike për shkak të fëmijërisë së vështirë dhe humbjes së babait në moshë të re.