Kulturë

Kroacia i përgjigjet Kurtit lidhur me mbrojtjen e monumenteve

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, përgjigje në letrën që Kurti i pati dërguar atij dhe kryeministrave e presidentëve të 56 vendeve të botës.

Në një njoftim të zyrës së kryeministrit thuhet se në këtë letër Kurti kishte shprehur pikëpamjet e Kosovës mbi trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj.