1 perditesime
18:09

Egla Ceno tregon se si arriti të jetë pjesë e serisë “100 vitrinat”

Egla Ceno në një rrëfim për emisionin “PRO X” ka zbuluar rrëfimin e saj jetësor që nga fëmijëria e deri te pranimi në Akademinë e Arteve.

Ndër të tjera, ajo po ashtu zbulon një nga momentet më sfiduese të jetës së saj, se si mori rrugën për në Itali pa dokumentet e nevojshme dhe se si më pas u bë pjesë e serisë “100 Vitrinat”.

“U bëra pjesë e këtij seriali, sepse e kishin shtëpinë pesë minuta larg shtëpisë sime dhe kjo më dha mundësinë të insistoja që çdo ditë të shkoja aty në çdo audicion. Fati im që i kisha afër, sepse nuk do të kisha pasur mundësi të bëja audicione në Romë e Torino. S’do të mund të shkoja aq larg”, ka thënë Ceno në emisionin “PRO X” të KTV-së

Egla tregon edhe për rolin që e bëri të famshme te publiku dhe për rolin që veçon nga shfaqjet e teatrit.

“Roli “M’fal për shprehjen” më ka bërë të njohur në publik. Teatri është ai që dimë, por asnjëherë nuk të jep një shqelm aq të madh sa televizioni”, ka rrëfyer ajo nga skena e teatrit “Skampa” në Elbasan.

17:57

Egla Ceno: Si fëmijë kam jetuar në një dhomë grimi të teatrit

Aktorja Egla Ceno, që tash e pesë vjet është pjesë e trupës teatrale në Teatrin “Skampa” në Elbasan, nga skena ku luan me shpirt shpalos rrëfimin e saj jetësor. Por, historia e saj me teatrin është një kujtim i veçantë fëmijërie.

Aktorja nga Berati, në episodin e dytë të emisionit “PRO X”, rrëfen për fëmijërinë e saj brenda teatrit.

“Kur nënën dhe babanë i transferuan nga Berati në Poliçan, sepse komunizmi kështu i shpërndante njerëzit ku kishte nevojë. Ne nuk e kishim shtëpinë e ndërtuar dhe jetonim në një dhomë grimi të teatrit. Për t’u futur në shtëpi përshkoja sallën, skenën dhe pas kuintave për të arritur te “shtëpia ime”, ka thënë Ceno.

Egla Ceno rrëfen se si një bast me nënën e saj e bëri atë pjesë të Akademisë së Arteve në Tiranë. Aktorja Ceno zbulon se përse si e re e refuzoi ofertën për të shkuar në Gjermani dhe çfarë e bindi më pas të shkojë atje.