Kulturë

Salman Rushdie në luftë të përhershme për lirinë e fjalës

Qyshkur iraniani Ayatollah Khomeini lëshoi një fatva kundër Salman Rushdies, nëntë ditë pas publikimit të romanit “Vargjet satanike”, para 28 vjetësh, paraqitjet publike të shkrimtarit kanë qenë të rralla.

Romancieri qe akuzuar për blasfemi bashkë me të gjithë që kishin kontribuar për botimin dhe distribuimin e librit, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Përkthyesi japonez i veprës, Hitoshi Igarashi, më 1991 qe therur për vdekje. Përkthyesi në gjuhën italiane Ettore Capriolo dhe botuesi norvegjez William Nygard po ashtu kishin qenë në shënjestër, por u kishin mbijetuar sulmeve.