Kulturë

Gergely Kovács feston trashëgiminë e Cziffras dhe frymëzimin e pafundmë

Gergely Kovács, i dëshmuar në skenën muzikore, e ka të sigurt një karrierë të bujshme e këtë e ka dëshmuar edhe para publikut në Prishtinë, në skenën e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare në kuadër të “Chopin Piano Festit”

Prishtina i është bashkuar botës në shënimin e 100-vjetorit të lindjes së kompozitorit hungarez György Cziffra. “Chopin Piano Fest” shpalosi detaje rreth krijimtarisë muzikore të kompozitorit hungarez, si dhe ftoi për të mbajtur koncert pianistin premtues e talentin e vjetëm të “Cziffra Festival”, Gergely Kovács. Debutoi në Prishtinë me repertor që i gërsheton veprat e mjeshtërve të njohur si Bach, Liszt e Chopin

Si në gjithë botën ashtu edhe në Prishtinë është nderuar krijimtaria muzikore e kompozitorit hungarez, György Cziffra, që konsiderohet si një nga pianistët me të mëdhenj të shekullit XX. Kësisoj, 100-vjetori i lindjes së tij është përfshirë në listën e përvjetorëve të rekomanduar për t’u shënuar edhe nga UNESCO-ja.

Në Prishtinë opusi i tij muzikor është vënë në pah në kuadër të “Chopin Piano Fest”. Në natën e tretë të edicionit të 11-të Festivali, përveçse ka shpalosur në fillim detaje rreth krijimtarisë së Cziffras, ka ftuar si mysafir fituesin e çmimit për talente në edicionin e vitit të kaluar të “Cziffra Festival”, pianistin Gergely Kovács. Pos kësaj ai është fitues i disa çmimeve dhe ka mbajtur koncerte në Hungari dhe jashtë vendit. 26-vjeçari ka diplomuar në “Akademinë Liszt” në Budapest, në të njëjtën ku Cziffra nisi studimet në vitin 1930. Kovács erdhi në Prishtinë me një program që gërshetoi vepra të mjeshtërve të njohur si Bach, Liszt e Chopin.