Kulturë

Lidhja Shqiptare e Prizrenit – trashëgimi që duhet bartur ndër breza

Në shënimin e 143-vjetorit të Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, qyteti historik të enjten ka qenë nikoqir i aktiviteteve të ndryshme kulturore të organizuara nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prizrenit

Teksa është vënë në pah pesha e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit, të enjten, në shënimin e 143-vjetorit, është thënë se kjo trashëgimi duhet të bartet edhe tek gjeneratat e ardhshme. Madje janë dhënë edhe zotime se do të ketë përkujdesje shtesë për Kompleksin Memorial të Lidhjes në Prizren, në mënyrë që të kujtohet dhe të prezantohet e kaluara përplot me sfida

Përfaqësuesit e lartë shtetërorë në 143-vjetorin e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit kanë vënë në pah rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike për kombin shqiptar, duke shprehur përkushtimin që kjo trashëgimi të bartet edhe tek gjeneratat e ardhshme. Madje janë dhënë edhe zotime se do të ketë përkujdesje shtesë për Kompleksin Memorial të Lidhjes në Prizren, në mënyrë që të kujtohet dhe prezantohet e kaluara përplot me sfida, që ka kulmuar me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në shekullin XX dhe të Pavarësisë së Kosovës në shekullin XXI.

Në shënimin e këtij përvjetori Prizreni të enjten ka qenë nikoqir i aktiviteteve të ndryshme kulturore, të realizuara nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prizrenit.