Kulturë

“Poezi pa kufij” nga dëshmitarë të tmerrit me thirrje për paqe

Nëntë autorë që shkruan në serbo-kroatisht janë bërë të qasshëm për publikun shqipfolës, ashtu sikurse edhe tre autorë nga Kosova kanë depërtuar te publiku i vendeve të ish-Jugosllavisë. Me përzgjedhje dhe përkthim nga Vlora Konushevci, përmbledhja “Poezi pa kufij” synon të krijojë ura lidhëse mes kulturave dhe grishje për të shijuar të bukurën e poezisë

Dikur poeti i pashmangshëm T. S. Eliot kishte thënë se “poezia e bukur është si një dramë e vogël”. Fundi i Jugosllavisë ishte epoka e errët për popujt e saj e, veçmas, për ata më të dobëtit. Edhe nëse fjala poetike nuk mund të ketë shmangur tatëpjetën drejt çmendurisë që solli nacionalizmi serbomadh, poetë me emër gjithandej këtyre hapësirave ngritën zërin. Nëpërmjet vargut të bukur, ata i thanë luftës “Jo!”, por edhe përçuan mesazhin se vlerat njerëzore mund të jetonin edhe më tej.

 

Ethet e luftës që i solli nacionalizmi serbomadh nuk e heshtën zërin e poetëve që guxuan të ëndërronin. Muzat nuk heshtën dhe poetë të dhuntishëm dëshmuan se, megjithatë, vlerat njerëzore nuk e kanë të humbur davanë. “Ka pasur zëra individualë, krijues të mëdhenj që dëshmojnë njerëzoren përmes vargut të fuqishëm, mbijetesës, sfidimit të marrëzive dhe shpresës për ditë më të mira”, ka thënë poetja Vlora Konushevci, e cila ka përzgjedhur dhe përkthyer nëntë autorë që krijuan në serbo-kroatisht në përmbledhjen “Poezi pa kufij”. Bashkë me ta në këtë botim janë edhe tre autorë nga Kosova që, të përkthyer nga Anton Berishaj, i shfaqen publikut të vendeve të ish-Jugosllavisë me nga tri poezi përfaqësuese

Dikur poeti i pashmangshëm T. S. Eliot kishte thënë se “poezia e bukur është si një dramë e vogël”. Fundi i Jugosllavisë ishte epoka e errët për popujt e saj e, veçmas, për ata më të dobëtit. Edhe nëse fjala poetike nuk mund të ketë shmangur tatëpjetën drejt çmendurisë që solli nacionalizmi serbomadh, poetë me emër gjithandej këtyre hapësirave ngritën zërin. Nëpërmjet vargut të bukur, ata i thanë luftës “Jo!”, por edhe përçuan mesazhin se vlerat njerëzore mund të jetonin edhe më tej.

Kështu, poeti, gazetari e disidenti malazias, Jevrem Bërkoviq me poezinë e tij “Dubrovnik më vjen keq” krijoi një plazmim të fortë poetik me thirrjen e tij kundër luftës.