Kulturë

“Zgjoi” i Kosovës në festivalin australian që tubon fitues çmimesh prestigjioze

“Qasja regjisoriale e Bashollit, skenari i fuqishëm dhe aktrimi i shkëlqyer i Yllka Gashit, e që është në qendër të filmit, i sjellin lidhjen me luftën dhe fuqinë e grave në një fokus të mprehtë dhe shpërblyes”, është njëri prej vlerësimeve që “Syndney Film Festival” ia bën “Zgjoit”

Para se ta publikojë programin e plotë të këtij viti, “Syndney Film Festival”, njëherësh një nga festivalet me traditë më të gjatë në botë, ka publikuar listën e 22 filmave që do të shfaqen në edicionin e sivjetmë. Mes tyre është edhe “Zgjoi”, i cilësuar si rrëfim mbresëlënës nga Kosova mbi vullnetin për të mbijetuar. Filmi i metrazhit të gjatë, nën regji të Blerta Bashollit është pjesë e edicionit të 68-të të Festivalit, që do të mbahet prej 18 deri më 29 gusht. Pas pauzimit vitin e kaluar, për shkak të koronavirusit, ky edicion do të sjellë një mori premierash, kalim në tepih të kuq e diskutime me filmbërës. Është ngjarje që ndër vite ka sjellë elitën e kinematografisë botërore, fitues prej “Berlinales” e Venecias deri në “Oscars”.

 

Filmi i Kosovës, që rrugëtimin e nisi në shkurtin e sivjetmë si fitues i trefishtë në “Sundance Film Festival”, është në garë zyrtare në edicionin e 68-të të “Syndney Film Festival”. Konkurrentë do të ketë fitues të çmimeve prestigjioze prej atyre të “Berlinales” e Festivalit të Filmit në Venecia, përderisa festivali nxori fitues edhe filma që triumfuan në “Oscars”, si “Parasite”. E po ky festival, “Zgjoin” e Kosovës e veçon si rrëfim klasik mbi tejkalimin e fatkeqësive

Para se ta publikojë programin e plotë të këtij viti, “Syndney Film Festival”, njëherësh një nga festivalet me traditë më të gjatë në botë, ka publikuar listën e 22 filmave që do të shfaqen në edicionin e sivjetmë. Mes tyre është edhe “Zgjoi”, i cilësuar si rrëfim mbresëlënës nga Kosova mbi vullnetin për të mbijetuar. Filmi i metrazhit të gjatë, nën regji të Blerta Bashollit është pjesë e edicionit të 68-të të Festivalit, që do të mbahet prej 18 deri më 29 gusht. Pas pauzimit vitin e kaluar, për shkak të koronavirusit, ky edicion do të sjellë një mori premierash, kalim në tepih të kuq e diskutime me filmbërës. Është ngjarje që ndër vite ka sjellë elitën e kinematografisë botërore, fitues prej “Berlinales” e Venecias deri në “Oscars”.

”Zgjoi”, që shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe, nga festivali është cilësuar si një “dramë e jashtëzakonshme e bazuar në ngjarje të vërteta të grave që kanë mbetur të veja për shkak të luftës, e të cilat luftojnë kundër patriarkatit”. Po aty përmendet edhe suksesi historik i “Zgjoit”, kur në shkurtin e sivjetmë, në “Sundance Film Festival” mori tri çmime – Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin e publikut dhe atë për regji.