Kulturë

Mijëra njerëz në festivalin 5-ditor në plazhin e Shqipërisë pavarësisht COVID-19

 

Ky vend në bregdetin e Shqipërisë kishte gjithçka në një vend: pishat, rërën, detin, malet pranë dhe ditë të tëra me muzikë pa ndërprerë.

“Është shumë e rrallë që i ke të gjitha këto gjëra në një vend së bashku”, ka thënë drejtori i festivalit muzikor “Unum”, Grego O’Halloran. Si anglez që jeton në Ibiza të Spanjës – një tjetër skenë magjike e muzikës në bregdet – ai e di se çka flet.