Kulturë

Nënshkruhet marrëveshja për bibliotekën “Ibrahim Rugova”

Foto: Alban Bujari \ KOHA
 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, sot kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit mes Bibliotekës Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” dhe MKRS-së.

Presidentja Osmani tha se projekti është i bazuar në modelin amerikan të ndërtimit të bibliotekave presidenciale dhe do ta mbajë emrin e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.