Kulturë

Artisti italian shet veprën që nuk ekziston për 15 mijë euro

“Vakumi nuk është asgjë më shumë sesa një hapësirë ​​e mbushur me energji, e edhe nëse e zbrazim atë dhe nuk ka mbetur asgjë, sipas parimit të paqartësisë së Heisenbergut, kjo asgjëja ka një peshë”, ka thënë Salvatore Garau. “Prandaj ajo ka energji që është e kondensuar dhe e shndërruar në grimca, domethënë në ne”
 

(The National News) - Disa mund ta quajnë atë asgjë, por artisti italian Salvatore Garau e përshkruan atë si një “skulpturë shpirtërore”. Vepra tashmë është shitur në ankand për 15 mijë euro.

E titulluar “Io Sono”, ose “Unë jam”, vepra e artit mund të përshkruhet si e padukshme ose thjesht si asgjë. Nuk ekziston në asnjë formë materiale. Megjithëse Garau, 67-vjeçar, nuk e përshkroi atë si të tillë kur e shpjegoi konceptin e kësaj vepre për “Diario AS” e që më pas u citua edhe në “ArtNet”.