Pas një pune pothuajse katërvjeçare (të filluar në vitin 2013) në terren e nëpër institucione të ndryshme, pas një mori takimesh pune të redaksisë me kontribuues, me subjekte në terren si dhe me zyrtarë të Komunës, më në fund u botua dhe më 16 qershor 2017 edhe doli në dritë, dhe u përurua në mënyrë solemne, “Monografia Peja”.
Nisma dhe ecuritë e realizimit
Kjo ndodhi pas katër tentimeve: në vitin 1995 (ishte nisma e parë me rastin e shënimit të 100-vjetorit të “Lidhjes së Pejës”), 2000, 2010 dhe 2012, të cilët dështuan për mungesë të mjeteve materiale për realizimin e projektit, për shkaqe të mangësive organizative ose për ndonjë tjetër arsye.
Isha protagonist (e një rast madje edhe kryeredaktor) në katër nga pesë tentimet e realizimit të kësaj monografie kështu që përfundimin dhe promovimin e monografisë (ku marrë pjesë si kontribuues shkencor, por edhe si anëtar i redaksisë) e konsideroj si realizim të një ëndrre shumëvjeçare dhe si një obligim të kryer moral ndaj Pejës ku u linda dhe kalova vitet më të bukura të rinisë, shkruan Naser Ferri në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Përbërja e monografisë
monografi janë përfshirë 24 kapituj të 30 kontribuuesve të profileve të ndryshme nga shumë fusha të ndryshme. (arkeologji, etnologji, histori, gjeografi, mjekësi, bujqësi, ekonomi, pedagogji-arsim, gazetari, gjuhë e letërsi) dhe nga institucione të ndryshme shkencore e kulturore. Vlen të përmendet që në mesin e tyre janë edhe katër studiues nga Instituti Albanologjik (Prof. Dr. Zymer Neziri, Prof. Dr.Naser Ferri, Prof.Dr. Lush Culaj dhe Prof.Ass.Dr.Bashkim Lajçi), tre nga Fakulteti Filozofik i Prishtinës (Prof. Dr. Jahja Drançolli, Prof.Dr. Gazmend Rizaj dhe Prof. Asoc.Dr. Muhamet Mala) si dhe një varg kontribuues nga institucionet shkencore, arsimore, shëndetësore, shtetërore e komunale, nga mediat e ndryshme e kështu me radhë.
“Monografia Peja” (Vështrim monografik për Komunën e Pejës, Pejë 2017, 410 faqe) është nisur si projekt shumëpërfshirës dhe si e tillë trajton çështje dhe aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me të kaluarën e të tashmen e Pejës, ndërsa në aspektin kronologjik përfshin periudhën e gjatë kohore që nga parahistoria, përmes antikitetit e mesjetës së hershme, pushtimit sllav, otoman, austro-hungarez e deri në ditët tona, respektivisht deri në shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës (2008).
Këtë libër të financuar dhe të publikuar nga Komuna e Pejës, e ka redaktuar redaksia në përbërje: Prof.Dr.Gazmend Rizaj (kryeredaktor), Prof.Dr. Jahja Drançolli (redaktor), Prof.Dr. Naser Ferri (redaktor), dhe Prof. Asoc. Dr. Muhamet Mala (redaktor), ndërsa për anën teknike dhe dukjen e kopertinës së botimit është përkujdesur Nexhat Krasniqi-Nekra.
Njëzet e katër kapituj që e përbëjnë këtë vëllim. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)