Kulturë

Artizania që ruan traditën e veshjeve të Rugovës

Ferka Cukaj në dyqanin e punëtorinë e saj në Çarshinë e Pejës, që është një galeri veshjesh të Rugovës

Ka diplomuar për drejtësi, por Ferka Cukaj nuk kishte pasur mundësi ta ushtronte këtë profesion për shkak të largimit nga puna prej regjimit serb në Kosovë, në fillim të viteve ‘90. Këtu e një çerekshekull më parë nisi të punonte veshje të Rugovës, e sot e kësaj dite nuk iu nda këtij zanati

Në qytetin e Pejës, buzë bjeshkëve të Kelmendit, në dyqanin e 60-vjeçares Ferka Cukaj të krijohet përshtypja sikur koha është ndalur. Brenda katër mureve gjenden kostume tradicionale të regjionit të Rugovës.

Veshjet e varura në muret e dyqanit paraqesin një element të theksuar etnik dhe formojnë një shtyllë identitare të lashtësisë së banorëve të kësaj ane.