Kulturë

Çeku i nis letër organizatës që futi Manastirin e Deçanit mes monumenteve të rrezikuara

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka drejtuar një letër organizatës “Future for Religious Heritage”, e cila pati nominuar Manastirin e Deçanit për listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë të Europa Nostras.

Çeku ka listuar një sërë pyetjesh në emër të shtetit të Kosovës lidhur me vendimin e tyre për nominimin e Manastirit, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Çeku ka kërkuar përgjigje nga kjo organizatë për pyetjet:

- Cili ka qenë burimi i informacionit për sulmin e pretenduar të organizatës terroriste ISIS në Manastirin e Deçanit?
- Kujt saktësisht i referoheni kur përmendni termin “ekstremistë lokalë” dhe në raportet e cilave institucione të sigurisë jeni bazuar në lidhje me katër sulmet e pretenduara?
- Cili ka qenë burimi i informacionit për konstatimin tuaj se në afërsi të dyerve të manastirit planifikohet ndërtimi i një autostrade të madhe ndërkombëtare?
- A jeni në dijeni për marrëveshjen e arritur vitin e kaluar mes palëve (përfshi klerin ortodoks) në lidhje me rrugën, e cila as nuk ka qenë e menduar si autostradë dhe as nuk është ndërtuar?
- Cilat janë burimet e tjera mbi të cilat e keni ndërtuar argumentin tuaj për të nominuar Manastirin e Deçanit?
- Ne besojmë që çështja e manastirit dhe dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë të ndërlidhura. A mund të na sqaroni cila është lidhja e pretenduar në tekstin tuaj mes këtyre dyjave?
- A mund të na tregoni se me cilat organizata të shoqërisë civile, institute e profesionistë, institucione e grupe të tjera nga Kosova jeni konsultuar për këtë nominim?
- A e keni vizituar Manastirin e Deçanit për të parë nga afër gjendjen reale gjatë procesit të nominimit?
- A keni informacion të mjaftueshëm mbi gjendjen aktuale, situatën e sigurisë, mbrojtjen kushtetuese, ligjore dhe institucionale të Manastirit të Deçanit?

{gallery}

https://www.koha.net/kulture/271492/kosova-e-sheh-politike-futjen-e-manastirit-te-decanit-ne-listen-e-monumenteve-me-te-rrezikuara-ne-evrope/