New York – (Gulftoday) – Një pikturë – vaj në pëlhurë – e Pablo Picassos është shitur për 103.4 milionë dollarë në një ankand të “Christie's” në New York, duke lënë pas vlerësimin paraprak, i cili çmimin ia kishte vënë 55 milionë dollarë.
Portreti i së dashurës franceze Marie-Therese, "Femme assise près d'une fenêtre (Marie-Thérèse)", ose "Gruaja ulur pranë një dritareje", kryesoi të enjten ngjarjen “Shitjet e mbrëmjes për shekullin XX".
Keith Gill, kreu i Departamentit të Impresionizmit dhe Artit Modern në “Christie's” në Londër, ka thënë se vepra mund të jetë e njohur për artdashësit nga paraqitja e saj në një ekspozitë të rëndësishme të Picassos në vitin 1932 në “Tate Modern” në vitin 2018.
“Është një imazh tepër ikonik. Ajo nuk është parë në ankand që nga viti 2013. Po ashtu, vlerësimi i portreteve të Marie-Therese, veçanërisht të realizuara nga viti 1932, janë rritur shumë që nga ajo kohë. Kështu, ky del të jetë çmimi më i lartë i artistit”, ka thënë Gill.
Pas një lufte të fortë ofertash, Picasso u mor nga një ofertues virutal nga Kalifornia, ka treguar “Christie's”.
Ankandi i së enjtes, i cili u transmetua drejtpërdrejt nga “Rockefeller Center”, shënoi edhe shitjen e veprës së pestë nga piktori spanjoll, që ka arritur të shitet për më shumë se 100 milion dollarë.