Kulturë

“Chopin Piano Fest” akordohet për një edicion me stile e ngjyra të ndryshme

Vitin e kaluar, ndonëse u përgatitën për një program të pasur e të larmishëm, të përgatitur me kujdes nga drejtoresha artistike dhe presidentja e festivalit, pianistja Lejla Pula, pandemia i ndryshoi gjërat. Në mënyrë simbolike edicioni i vitit të kaluar u shënua vetëm përmes disa videoperformancave të incizuara nga artistët që ishin ftuar të bëhen pjesë e festivalit. E gërshetimi i programit të vitit të kaluar me prurje të reja ka bërë që gjithçka të riaranzhohet nga e para

“Chopin Piano Fest” po synon që nëpërmjet muzikës ta luftojë rutinën e shkaktuar nga koronavirusi. Një program që kalon nëpër periudha të ndryshme përmes artistëve virtuozë synohet në këtë vit. Edicioni i sivjetmë është një gërshetim i sjelljeve të reja, duke e ruajtur strukturën e programit të edicionit të kaluar, i cili nuk u mbajt.

 

Për një muaj, “Chopin Piano Fest” do të sjellë aktivitete të ndryshme, të cilat kanë për qëllim promovimin e muzikës klasike. Festivali – që konsiderohet një pasuri kulturore e vendit – është duke u përshtatur me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Programi i sivjetmë përmbajtësisht ngjason me atë që ishte planifikuar për vitin e kaluar – i cili nuk u mbajt për shkak të pandemisë – por dallohet edhe për risi

“Chopin Piano Fest” po synon që nëpërmjet muzikës ta luftojë rutinën e shkaktuar nga koronavirusi. Një program që kalon nëpër periudha të ndryshme përmes artistëve virtuozë synohet në këtë vit. Edicioni i sivjetmë është një gërshetim i sjelljeve të reja, duke e ruajtur strukturën e programit të edicionit të kaluar, i cili nuk u mbajt.

Festivali që nisi rastësisht në vitin 2009, për ta shënuar 200-vjetorin e lindjes së kompozitorit polak Frederik Chopin, sivjet shënon edicionin e 11-të. “Chopin Piano Fest” gjatë këtyre viteve ka ofruar koncerte me pianistë të shkëlqyeshëm nga vendi dhe bota, me recitale, formacione kamertale dhe Filharmoninë e Kosovës. Një program të tillë të pasur organizatorët po e synojnë edhe këtë vit. Besa Luzha, drejtoreshë organizative e “Chopin Piano Fest”, ka thënë se ky edicion është tejet simbolik.