Kulturë

Pandemia shtyn për një afat të pacaktuar shfaqjen e “Nomadland” në Kosovë

Në edicionin e 93-të me radhë të “Academy Awards”, “Nomadland” ka fituar “Oscarin” në kategorinë e filmit më të mirë – në një garë me rivalë seriozë si: “The Father”, “Judas and the Black Messiah”, “Mank”, “Minari”, “Promising Young Woman”, “Sound of Metal” dhe goxha të favorizuarin në parashikime “The Trial of the Chicago 7”.

Kinematë në vend – njëlloj si e gjithë industria e filmit në botë – janë duke u përballur me ndryshime të vazhdueshme sa i përket lansimit të filmave. Kjo ka prekur edhe kinematë në Kosovë. Drama mbi “nomadët amerikanë”, që u shpërblye trefish në “Oscar” – me çmimin e filmit më të mirë, për regjinë më të mirë dhe për aktoren më të mirë kryesore – këtë javë nuk do të shfaqet në Kosovë. Gjithçka ka ndryshuar në momentet e fundit. Kështu kanë treguar edhe menaxhuesit e kinemave kryesore në vend. Projekti nën regji të Chloé Zhaos është në listën “To be decided” (për t’u vendosur) sa i përket distribuimit dhe shfaqjes në kinematë e Kosovës.

 

Ndjekësit e filmave që bëjnë histori në “Oscar” të premten e javës së kaluar nuk kanë pasur mundësi ta shohin në kinema filmin “Nomadland”. Shfaqja e filmit është shtyrë. Projekti nën regji të Chloé Zhaos është në listën “To be decided” (për t’u vendosur) sa i përket distribuimit dhe shfaqjes në kinematë e Kosovës

Kinematë në vend – njëlloj si e gjithë industria e filmit në botë – janë duke u përballur me ndryshime të vazhdueshme sa i përket lansimit të filmave. Kjo ka prekur edhe kinematë në Kosovë. Drama mbi “nomadët amerikanë”, që u shpërblye trefish në “Oscar” – me çmimin e filmit më të mirë, për regjinë më të mirë dhe për aktoren më të mirë kryesore – këtë javë nuk do të shfaqet në Kosovë. Gjithçka ka ndryshuar në momentet e fundit. Kështu kanë treguar edhe menaxhuesit e kinemave kryesore në vend. Projekti nën regji të Chloé Zhaos është në listën “To be decided” (për t’u vendosur) sa i përket distribuimit dhe shfaqjes në kinematë e Kosovës.

Rrjeti i kinemave “Cineplexx” pati vendosur që “Nomadlandin” ta sillte më 13 maj. Për të njëjtin pati nisur edhe reklamimin nëpër rrjete sociale e platforma të tjera reklamuese që shfrytëzohen nga rrjeti. Në anën tjetër, “Kino ABC” dhe “DokuKino” patën treguar për “KOHËN” se janë duke shikuar për mundësi që edhe ata ta sjellin të njëjtin film. Mirëpo, të enjten, ekipi i “Cineplexxit” në Kosovë ishte njoftuar se shfaqja e filmit është shtyrë.