Kulturë

Ismet Bogujevci – zëri unik i muzikës së mirëfilltë shqipe 

Si muzicient të kompletuar, zë i veçantë, promotor i muzikës së mirëfilltë shqipe, është kujtuar Ismet Bogujevci prej kolegëve e bashkëpunëtorëve të tij. Homazhet në nderim të tij do të bëhen të premten, prej orës 11:00, kur funerali do të niset prej sheshit “Zahir Pajaziti”  e ceremonia zyrtare e homazheve do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Kolegët e tij e kishin shembull si artist e njeri, përderisa kënga e mirëfilltë shqipe mbeti pa interpretin e hollë. Bota e artit e udhëheqësit institucionalë e kanë vlerësuar lart. Mbi të gjitha për të njerëzishmen brenda tij dhe karakterin e pakompromis në raport me vlerat. Thesarit të muzikës shqipe i la margaritarë të shumtë. “Martesa jonë” do të mbetet e paharrueshme 

Te muzika popullore e folklorike emri i tij është në radhën e emblemave, për miqtë e shumtë mbetet shpirtbardhi që kishte kohë për secilin e “Shota” e nderoi si “Doajen të Ansamblit”. Ditëve të fundit po përgatitej që të ishte prapë pjesë e skenës në një koncert kushtuar koleges e mikes së tij, Nexhmije Pagarusha. Por paraditen e së enjtes u dha lajmi se muzika shqipe e ka humbur edhe njeriun që këndoi për më shumë se pesë dekada. Ismet Bogujevci vdiq në moshën 69-vjeçare. 
Kolegët e tij e kishin shembull si artist e njeri, përderisa kënga e mirëfilltë shqipe mbeti pa interpretin e hollë. Bota e artit e udhëheqësit institucionalë e kanë vlerësuar lart. Mbi të gjitha për të njerëzishmen brenda tij dhe karakterin e pakompromis në raport me vlerat. 

Fillet prej aktori e këngëtari