Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdiq këngëtari i njohur i muzikës popullore Ismet Bogujevci

Sot ka vdekur këngëtari i njohur i muzikës popullore Ismet Bogujevci.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur i biri nëpërmjet një postimi në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ju njoftojmë gjithë familjen e miqësinë se sot më 13 maj ndërroi jetë më i shtrenjti ynë. Kaluam shumë sfida bashkë babë, pusho në paqe me tingujt e muzikës tënde që kur s’kanë me u shu”, ka shkruar Rigon Bogujevci.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se Bogujevci do të kujtohet për veprimtarinë e tij. 

“Kosova do ta kujtojë Ismet Bogujevcin për veprimtarinë e tij të lartë muzikore dhe do të përkujdeset për ruajtjen e trashëgimisë së tij artistike që e ka lënë si thesar për kombin tonë”, ka shkruar Çeku në Facebook.