Kulturë

Filmi që bëri histori në “Oscar” vjen në Kosovë

Filmi që bëri histori në “Oscar” vjen në Kosovë

Drama mbi “nomadët amerikanë”, që u shpërblye trefish në “Oscar” - me çmimin e filmit më të mirë, për regjinë më të mirë dhe për aktoren më të mirë kryesore - këtë muaj do të shfaqet në Kosovë. Rrjeti i kinemave “Cineplexx” më 13 maj do të sjellë filmin “Nomadland” të regjisores Chloé Zhaos. Ky film pritet të jepet edhe edhe në “Kino ABC” si dhe “DokuKino”. Për njohës të kinematografisë “Nomadland” është një vlerë e pakrahasueshme që do të ndikojë në kultivimin e shijes së publikut kudo në botë. Një përzgjedhje e duhur, sipas tyre, për publikun në Kosovë që di të vlerësojë filmat me vlerë artistike e jo vetëm filmat komercialë.

 

“’Nomadland’ është film që duhet ta shohin të gjithë, jo pse ishte në ‘Oscars’, por për shkak të temës dhe mesazhit, apo filmin ‘Parasite’ është mëkat të mos e shohë shikuesi kosovar. Edhe tema edhe mesazhi i këtij filmi përkojnë me vlera universale, qoftë në nivel të përmbajtjes, qoftë në kuptim të mesazhit”, ka thënë regjisori Isa Qosja. Rrjeti i kinemave “Cineplexx” më 13 maj, do të sjellë filmin “Nomadland” të regjisores Chloé Zhaos. Ky film pritet të jepet edhe në “Kino ABC”, si dhe “DokuKino”

Drama mbi “nomadët amerikanë”, që u shpërblye trefish në “Oscar” - me çmimin e filmit më të mirë, për regjinë më të mirë dhe për aktoren më të mirë kryesore - këtë muaj do të shfaqet në Kosovë. Rrjeti i kinemave “Cineplexx” më 13 maj do të sjellë filmin “Nomadland” të regjisores Chloé Zhaos. Ky film pritet të jepet edhe edhe në “Kino ABC” si dhe “DokuKino”. Për njohës të kinematografisë “Nomadland” është një vlerë e pakrahasueshme që do të ndikojë në kultivimin e shijes së publikut kudo në botë. Një përzgjedhje e duhur, sipas tyre, për publikun në Kosovë që di të vlerësojë filmat me vlerë artistike e jo vetëm filmat komercialë.

Në edicionin e 93-të me radhë të “Academy Awards”, “Nomadland” ka fituar “Oscarin” në kategorinë e filmit më të mirë – në një garë me rivalë seriozë si “The Father”, “Judas and the Black Messiah”, “Mank”, “Minari”, “Promising Young Woman”, “Sound of Metal” dhe goxha të favorizuarin në parashikime “The Trial of the Chicago 7”. Drama në kohëzgjatje prej 108 minutash i solli Chloé Zhaos trofeun e regjisores më të mirë, ashtu sikurse aktores 63-vjeçare të këtij filmi Frances McDormand (në rolin e Fernit) çmimin e aktores më të mirë kryesore. Filmbërësja 39-vjeçare e lindur në Pekin, Chloé Zhao, është bërë gruaja e para aziatike që fiton një “Oscar” për regjinë më të mirë.