Kulturë

Pandemia testohet me 5 mijë veta në koncertin e Liverpoolit

Pandemia testohet me 5 mijë veta në koncertin e Liverpoolit
Pjesëmarrësit e koncertit nuk kishin pse të mbanin maskë në fytyrë e as të ruanin distancën (Foto: Danny Lawson / PA)

(The Guardian) – Një ndër koncertet e para “pothuajse normale” që nga fillimi i pandemisë, është mbajtur në Liverpool të dielën, ku rreth 5 mijë adhurues të muzikës ishin grumbulluar në një tendë festivali pa maska ​​dhe pa distancime fizike.

Të gjithë kishin rënë dakord të shërbejnë si mostër për një test të shkencëtarëve ku do të studiohet siguria për të marrë pjesë në ngjarje masive si pjesë e një programi hulumtues të Qeverisë. Një test se ata janë negativë me Covid ishte kusht për hyrje. Pjesëmarrësve edhe një test i tillë PCR do t’u kërkohet edhe të premten, “në mënyrë që festivalet të mund të vazhdojnë këtë verë”.